Sport

Sporti në bllokadë, MKRS-ja ka premtuar mjete më shumë se që posedon

Descriptive Text

Federatat e sportit të Kosovës janë para kolapsit. Aktivitetet e tyre po rrudhen ose po kryhen me borxhe.

Kjo pasi shumica prej tyre nuk i kanë marrë mjetet e tremujorit të dytë, bazuar në memorandumet që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar me to për mbështetje të aktiviteteve të tyre gjatë vitit 2017, shkruan sot “Koha Ditore”. MKRS-ja ka nënshkruar memorandume me 27 federata dhe Komitetin Olimpik (KOK) e Paralimpik (KPK) të Kosovës.

Të gjitha këto, do të duhej të kishin marrë këstin e dytë të mjeteve, meqë tash janë futur në tremujorin e tretë.

Drejtori i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së, Ibër Alaj, ka thënë se e ka të ndaluar të flasë. Ndërkohë, gazeta nuk ka arritur të vërë kontakte me sekretarin e përgjithshëm të MKRS-së, Veton Firzi, kurse shefi i kabinetit të ministrit në largim Kujtim Shala, Ndue Ukaj, nuk kishte shumë njohuri për situatën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.