Sport

Unitedi akuzohet për shkelje të rregullave anti-doping

Descriptive Text

Manchester United është akuzuar për thyerje të rregullave anti-doping të UEFA-s dhe si pasojë është gjobitur me 9 mijë funte, pas finales së Ligës së Evropës ndaj Ajaxit në muajin maj.

Qendërmbrojtësi Phil Jones është akuzuar për përdorim të gjuhës fyese ndaj zyrtarëve kontrollues të dopingut dhe akuzohet për “mungesë bashkëpunimi dhe respekti”.

Si rezultat, Jones është dënuar me dy ndeshje moslojë në Evropë dhe është gjobitur me 4500 funte, ndërsa mbrojtësi tjetër Daley Blind është akuzuar për shkelje dhe mosrespektim të procedurave, dhe është gjobitur me 4500 funte.

Sipas shumë raportimeve, Blind nuk dëshironte të bënte testin pasi kërkonte të festonte me skuadrën pas triumfit 2 me 0 në finale.