Sport

Nesër fillon seminari për gjyqtarët e Kosovës me ligjërues e instruktorë të FIFA-s

Descriptive Text

Nesër, më 1 gusht e deri më 5 gusht, do të mbahet seminari për gjyqtarë në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton Koha.net.

Ky do të jetë seminari i parë nën përkujdesjen e FIFA-s, me ligjërues e instruktorë të saj.

Ligjërues të seminarit do të jenë: Alan Snoddy – Instruktor i FIFA-se për Gjyqtarë dhe përgjegjës për Kosovën në Konventën e UEFA-se dhe Simon Breivik – Trajneri i fitnesit i Gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze.