Sport

200 ndeshje të Xhakës në Premier League

Descriptive Text

Granit Xhaka ka arritur shifër jubilare. Ai e luan sot ndeshjen e 200-të me Arsenalin në Premier League.

Klubi londinez e ka uruar Xhakën për arritjen e kësaj shifre. Xhaka lojën e parë në elitën angleze e luajti ndaj Liverpoolit në vitin 2016. Në vitin 2019 luajti ndeshjen e 100-të ndaj Newcastet.

Tani po e luan ndeshjen e 200-të ndaj Nottingham Forestit. “Edhe shumë të tjera, urime Granit”, ka shkruar Arsenali.