Sport

Goli i Xhakës nuk mjafton, Arsenali ndalet në barazim

Granit Xhaka ka vazhduar me formë të lartë, por paraqitja dhe goli i tij nuk i mjaftoi të dielën Arsenalit.

Skuadra londineze luajti 1:1 në udhëtim te Southamptoni. Xhaka shënoi gol të bukur në minutën e 11-të, ndërsa shifrat në 1:1 i barazoi Stuart Armstrong në minutën e 65-të. Xhaka si zakonisht e kompletoi ndeshjen.

Ai realizoi edhe të enjten në kuadër të Ligës së Evropës. Në Premier League tashmë i ka tri gola e tri asistime. Arsenali ka mbetur lider në Premier League me 28 pikë nga 11 ndeshje.

Por, tani i ka vetëm dy pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.