Sport

Muja luan gjysmë ore në fitoren e Antwerpit

Antwerpi i është kthyer fitores në kampionatin e Belgjikës.

Të enjten në mbrëmje në kuadër të javës së 13-të, Antwerpi e mposhti Oostenden me rezultatin 3:0.

Futbollisti kosovar, Arbnor Muja, hyri në lojë në minutën e 61-të. Kjo ishte ndeshja e tij e katërt në elitën e futbollit belg.

Me 33 pikë, Antwerpi renditet në vendin e dytë. Oostende është në pozitën e 17-të me 11 pikë.