Sport

Nunezi ia siguron fitoren Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar fitore kundër West Hamit me rezultatin 1:0.

Ndeshja është luajtur të mërkurën në “Anfield” dhe i ka takuar javës së 12-të të Premier Leagues.

Darwin Nunezi shënoi golin e fitores për Liverpoolin në minutën e 22-të. Uruguaiani realizoi me kokë.

Jarrod Bowen humbi penalltinë për West Hamin në fund të pjesës së parë. Gijuajtjen e tij e ndali portierI Alisson.

Të dyja ekipet patë raste të shumta, por më gola nuk pati.

Liverpooli tani ka 16 pikë në vendin e gjashtë pas dhjetë ndeshjeve të luajtura. West Hami është i 13-i me dhjetë pikë.