Sport

Rabioti do të rikthehet te PSG-ja

Mesfushori Adrien Rabiot do të rikthehet pas katër sezonesh te Paris Saint-Germaini. “L’Equipe” ka raportuar të mërkurën se Rabiot tashmë ka arritur marrëveshje personale me Parisin, e cila do të zyrtarizohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Rabiot aktualisht është pjesë e Juventusit, ndërsa te PSG-ja do të transferohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata me ekipin italian. Ai ka refuzuar ofertën e Juventusit për rinovimin e kontratës, pasi ka shprehur dëshirë të kthehet te Parisi, ekip ku u zhvillua si lojtar.

Rabiot në vitin 2019 iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me PSG-në. Këtë edicion, francezi 27-vjeçar ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat.