Sport

Unitedi ka hyrë seriozisht në garë për Leaon

Për Rafael Leaon, sezoni 2021/2022, mund të jetë i fundit te Milani.

Për sulmuesin portugez kanë shfaqur interesim disa klube të mëdha evropiane.

Pas PSG-së dhe Chelseat, në garë për Leaon ka hyrë edhe Manchester Unitedi.

Madje, sipas “Calcimercatos”, Unitedi është shumë i interesuar që të nënshkruajë më 23-vjeçarin.

Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.

Ishte futbollisti kryesor i skuadrës italiane në sezonin e kaluar, kur u shpall kampione në Serie A.

Shkëlqimin po e vazhdon edhe këtë sezon. Ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tetë herë në 13 ndeshje.