Sport

Fitore e vështirë e Napolit për pozitën e parë

Napoli vazhdon të mbetet lider në Serie A. Të dielën në stadiumin “Diego Maradona”, napolitanët e kanë mposhtur Bologne me rezultatin e ngushtë 3:2. Triumfi i Napolit ishte i vështirë, por në fund ka vlerën e tri pikëve dge pozitës së parë. Joshua Zirkzee kaloi në epërsi Bolognan në minutën e 41-të.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Juan Jesus në minutën e fundit të pjesës së parë. Hirvin Lozano që hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë, shënoi për epërsinë e Napolit 2:1 në minutën e 49-të. Bologna barazoi rezultatin në 2:2 me Musa Barroë në minutën e 52-të.

Golin e tretë dhe të fitores për Napolin e realizoi Victor Osimhen. Nigeriani hyri në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e triumfit në minutën e 69-të. Amir Rrahmani mungoi edhe në këtë ndeshje për shkak të lëndimit. Napoli është lider i Series A me 26 pikë. Bologna renditet në vendin e 17-të me shtatë pikë.