Sport

Nuhiu e Ajeti me gola vendimtar në Austri

Descriptive Text

Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka vazhduar me formë të lartë në Bundesligën e Austrisë. Ai ishte vendimtar te Altachu të dielën. Ish-sulmuesi i Kosovës shënoi golin e fitores në minutën e 92-të ndaj Hartbergut. Për sulmuesin 33-vjeçar ishte goli i shtatë i shënuar në 11 ndeshje në elitën e futbollit austriak.

Ka edhe një asistim, ndërsa dy gola i ka realizuar edhe për Kupë. Nuhiu ndaj Hartbergut luajti deri në fund.

Ndërkohë, fitoren skuadrës së tij ia ka siguruar edhe Albian Ajeti. Ajeti shënoi golin e tretë për Sturm Grazin që mposhti Wolfsbergerin me shifrat 3:2. Ajeti shënoi golin në minutën e 54-t, ndërsa luajti deri në minutën e 67-të.