Sport

Milani në bisedime të avancuara për Sanchesin

Mediat italiane raportojnë se Milani është në bisedime të avancuara me Bayern Munichun për transferimin e Renato Sanchesit.

Calciomercato raporton se portugezi dëshiron kalimin te Milani, dhe një marrëveshje finale pritet të arrihet edhe me Bayernin, transmeton Koha.net.

Gjiganti gjerman, që e kishte transferuar 19 vjeçarin për 35 milionë euro, është i gatshëm ta lë të lirë Sanchesin edhe në formë huazimi me të drejtë blerje.

Bayerni kërkon 48 milionë euro për shërbimet e tij, por mund ta huazojë për 5 milionë euro me të drejtë blerje pas huazimit.

Interesim për të kanë shprehur edhe Chelsea e Manchester Unitedi.