Sport

Ylberi i Trepçës ’89

Projekti i klubit Trepça '89 për t'u dhënë mundësinë lojtarëve të rinj doli i qëlluar. Me këtë, skuadra nga Mitrovica u shpall kampione e Kosovës për herë të parë në histori të saj dhe nxori një gjeneratë të re talentësh, ku spikati mesfushori Ylber Maloku.

Maloku, 21-vjeçar, ishte zbulim i edicionit të kaluar. ‘89-shi, falë tij dhe të tjerëve, luajti edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke u bërë skuadra e parë kosovare që shijoi këtë përvojë.

"Kam mundur të luaj edhe më herët, por fati ishte që rastin ta fitoj edicionin e shkuar", thotë Maloku, në një bisedë për gazetën Koha Ditore.

Djaloshi flokëgjatë nga Vushtrria mundësinë e dhënë e shfrytëzoi maksimalisht. Luajti gati në të gjitha ndeshjet e edicionit të kaluar në Superligë, si dhe dy ndeshjet që Trepça '89 i humbi nga kampioni i Ishujve Faroe, Vikinguri, të parën në udhëtim 2:1 dhe në Mitrovicë, 4:1.

Mesfushori defansiv insiston se rasti i dhënë është pak i vonuar.

"Kam mundur më herët të tregoj vlerat e mia, por edhe disa lëndime dhe rënia e formës sime kanë ndikuar që unë të mos kem hapësirë. Jam paraqitur pak vonë, por puna dhe angazhimi im maksimal dolën në sipërfaqe", ka theksuar Maloku.

Paraqitjet e mira të Malokut me fanellën e klubit mitrovicas e bindën edhe trajnerin e Shpresave të Kosovës, Rafet Prekazi, që ta ftojë për dy ndeshjet kualifikuese që i ka zhvilluar kundër Irlandës dhe Norvegjisë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.