Klubet e futbollit kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri, dhe në ndeshjet parasezonale zhvillohen miqësore të ndryshme, që dinë të prodhojnë shumë gola.
E një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë përballjes së sotme ndërmjet klubit italian Atalanta me atë zviceran, Steinach, transmeton Koha.net.
Këtë miqësore Atalanta e fitoi me rezultat 18-0, me Andreas Corneliusin që shënoi shtatë herë, e Riccardo Orsolini që realizoi pesë gola të tjerë.
Kurse golat e tjerë u shënuan nga Nicolas Haas, dy herë, dhe nga një gol shënuan Luca Vido, Andrea Petagna, Bryan Cristante dhe Jasmin Kurtic, shkruan Football Italia.