Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bartomeu i hapur për transferimin e Neymarit në PSG

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka komentuar të ardhmen e yllit të skyadrës, Neymar, i cili është lidhur me një kalim te PSG-ja.

Ai është i hapur për një kalim të Neymarit në PSG, por vetëm nëse klubi francez paguan klauzolën e lojtarit prej 222 milionë euro, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportet e fundit tregojnë se Neymari tashmë ka nënshkruar kontratën personale me PSG-në, dhe transferimi i tij pritet të kompletohet në javën e ardhshme.

“Ata duhet të paguajnë klauzolën, deri në centin e fundit. Duam që Neymari të qëndrojë, por klauzolat janë aty. Nëse ai dëshiron të shkojë, atëherë duhet të paguhet klauzola e tij, dhe ai do të shkojë”, është shprehur Bartomeu.

Bartomeu e ka paralajmëruar PSG-në edhe për “fair play-in” financiar, për çka mund të dënohet nga UEFA.