Mesut Ozil nuk ka udhëtuar me Arsenalin për të zhvilluar takimin e nesërme ndaj Liverpoolit për shkak të gripi, raporton Goal.
Ozil kishte braktisur stërvitjet të mërkurën dhe ishte dërguar në shtëpi nga mjeku i klubit për shkak të sëmundjes, por Wenger kishte sugjeruar se ai do të jetë në rregull për derbin e nesërm në Anfield Road, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë numri dhjetë i “Topçinjëve” është këshilluar të rimerr veten nga gripi, dhe të qëndrojë në shtëpi, në mënyrë që të jetë gati për përballjen në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit.
Ozil në këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asiste në 29 paraqitje.