Sport

FC Prishtina shpreson në reagimin e institucioneve

Stadiumi i qytetit të Prishtinës, i cili është duke u rinovuar tash e disa muaj mund ta lërë Superligën e futbollit të Kosovës pa njërën prej skuadrave më të mëdha.

Së fundi, drejtuesit e klubit të Prishtinës me anë të një komunikate kanë kërcënuar se nëse nuk merren masa për rinovimin e stadiumit, atëherë mund të vijë edhe deri te largimi nga garat.

Nënkryetari i bardhekaltërve, Ahmet Kurtolli, ka bërë të ditur se punimet e ngadalshme në stadiumin e Prishtinës, mund t’i kushtojnë skuadrës.

Kurtolli shpreson që institucionet kosovare do të reagojnë pas qëndrimeve të Prishtinës.

Klubi bardhekaltër është duke i zhvilluar ndeshjet aktualisht në Podujevë, derisa gjatë sezonit vjeshtor luajti edhe në Obiliq, ndërsa stërvitej në Mitrovicë, Podujevë e Drenas.

Stadiumi i Prishtinës tash e tetë muaj ka filluar të rinovohet dhe përkundër kësaj, vërehen pak ndryshime, por zyrtarët e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, kanë premtuar se rinovimi do të kryhet në kohë.


FC Prishtina shpreson në reagimin e institucioneve by kohanet