Sport

Foden me kontratë të re te City

Descriptive Text

Phil Foden do të mbetet gjatë pjesë e skuadrës së Manchester Cityt. “The Athletic” ka njoftuar të hënën se Foden së shpejti do të firmosë kontratë të re gjashtëvjeçare me kampionin e Anglisë. Mësohet se marrëveshja mes palëve është arritur në parim dhe pritet vetëm zyrtarizimi i saj.

Me kontratën e re, Foden do të jetë pjesë e Cityt deri në vitin 2028 me një pagë vjetore dukshëm më të mirë se aktualja.

Ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024, ndërsa edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira. Ka gjashtë gola e dy asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat.