Sport

Ten Hag kritikon fort skuadrën

Descriptive Text

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag, ka thënë pas ndeshjes se mungesa e besimit ka ndikuar në humbjen që të dielën, “djajtë e kuq” e pësuan të dielën nga Manchester City, 6:3.

“Është shumë e thjeshtë, është mungesë besimi. Kur nuk beson në fushë, nuk mund t’i fitosh ndeshjet, kjo është e papranueshme. Ne ishim të padisiplinuar në ndjekjen e rregullave dhe u goditëm, ajo ndodhi sot. Për mua ka qenë befasi. Nuk e bëmë punën kryesore. Nuk ishim të guximshëm mjaftueshëm me topin dhe pati hapësira, por ne nuk ishim të guximshëm", deklaroi ai.

Ten Hag shtoi se ka të bëjë me besimin e ekipit, jo të individëve.

"Të gjitha meritat për Cityn, por nuk ka asgjë të bëj me Cityn, paraqitja jonë nuk ishte e mirë. Ka të bëj me besimin e ekipit dhe të individëve. E vërejta këtë që nga minuta e parë dhe ndryshuam në pjesën e dytë. Pamë Manchester United ndryshe pas pjesës së parë dhe shënuam golat, krijuam pak më shumë. Me topin ishim më të guximshëm, shkuam në pjesën e kundërshtarit dhe shënuam tri gola. Në këtë moment nuk mund të mendoj për gjëra pozitive. I dëshpëruam tifozët tanë, e dëshpëruam veten dhe jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer”, ka thënë pas ndeshjes Ten Hag për “MOTD”.