Sport

Goli i Pajazitit nuk mjafton, Shqipëria U20 mposhtet nga Maqedonia e Veriut

Descriptive Text

Adrion Pajaziti ka debutuar me gol te përfaqësuesja U20 e Shqipërisë. Por goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm.

Shqipëria U20 të premten humbi 3:1 nga Maqedonia e Veriut, në miqësoren e luajtur në Kroaci.

Pajaziti 19-vjeçar është pjesë e Fulhamit anglez. Ai më herët ka luajtur për Kosovën U21 dhe kalimi te Shqipëria bëri bujë. Pati komente të ndryshme lidhur me kalimin e Pajazitit nga Kosova te Shqipëria.

Në fakt ky mesfushori më herët kishte luajtur për U19 të Shqipërisë e më pas kishte kaluar te Kosova.

Shqipëria U20 pas dy ditësh luan me Kroacinë. Kuqezinjtë po i drejton Alban Bushi, që po bën përgatitjen e ekipit për kualifikimet e ardhshme të Shqipërisë U21.