Dybala i jep përgjigje Barcelonës

Dybala i jep përgjigje Barcelonës

27 korrik 2017 18:57

Paulo Dybala nuk e ka përjashtuar krejtësisht mundësinë që të bëhet lojtar i Barcelonës.

Argjentinasi ka thënë se është Juventusi që së pari merr vendim për të, dhe më pas ai, transmeton Koha.net.

Dybala është bërë një nga synimet kryesore të Barcelonës, pas spekulimeve që Neymari mund të bashkohet me PSG-në gjatë këtij afati kalimtar.

“Nëse një ofertë vjen atëherë Juventusi do të më tregojë nëse duan që unë të largohem apo jo. Së pari varet prej klubit, pastaj nga unë. Më pas duhet të shohësh se sa është serioze, pasi gjatë afatit kalimtar dëgjon shumë gjëra, por nuk jam personi i duhur për të më pyetur për këtë”, është shprehur Dybala për Mediaset Premium.

Dybala më tutje ka thënë se, “jam i lumtur këtu (në Juventus), por do të stërvitem maksimalisht gjatë verës për një sezon të madh”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme