Sport

Antetokounmpo udhëheq Greqinë drejt fitores së pestë rresht

Me yllin Giannis Antetokounmpo në formë, Greqia po duket e pandalshme në Eurobasket.

Të enjten, Greqia fitoi ndaj Estonisë me rezultatin bindës 90:69, për të konfirmuar vendin e parë në grupin C.

Greqia i ka fituar të gjitha pesë ndeshjet në grup dhe tashmë llogaritet prej favoriteve. Estonia është eliminuar, ndërsa ka bilanc prej një fitore e katër humbje.

Giannis Antetokounmpo ka udhëhequr Greqinë me 25 pikë, pesë kërcime e katër asistime.