Sport

Konvertimi i Monacos - nga një kampione në para të thata

Descriptive Text

Monaco ishte sensacioni i futbollit evropian stinorin e kaluar, duke e fituar ligën franceze dhe duke arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por gjatë kësaj vere ekipi kampion "u copëtua", meqë shumë lojtarë u transferuan në skuadrat e mëdha evropiane. Disa futbollistë janë larguar, ndërsa disa të tjerë janë të lidhur me transferime të mundshme. Por, si do të duket Monaco në edicionin e ardhshëm? Kë do ta blejë për t'i zëvendësuar yjtë e stinorit të kaluar?

Deri më tash ka shitur lojtarë në vlerë 163 milionë euro. Pritet të shesë edhe disa në vlerë 281 milionë euro, që gjithsej nga shitja do të fitonte 444 milionë euro. Ndërkohë, deri më tash ka bërë vetëm tri blerje me 45 milionë euro gjithsej, shkruan sot Koha Ditore.

Futbollistët e larguar nga Monaco

- Bernardo Silva te Manchester City për 48 milionë euro

Futbollisti portugez bënte pjesë në planet e Pep Guardiolës qysh nga edicioni i kaluar pas një viti pa trofe për skuadrën nga Manchesteri. Monaco pranoi ofertën Cityt duke arkëtuar 48 milionë euro. 22-vjeçari edicionin e kaluar shënoi 11 gola dhe bëri 12 asistime në të gjitha garat. Largimi i tij nga Monaco do ta lë skuadrën pa elementin e paparashikueshmërisë dhe pa një futbollist që gjendej kudo në fushë.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.