Prishtinë, 26 korrik - Nënkryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës (FÇK), Sabri Hyseni, është në gjendje kome. Hyseni në mëngjesin e së mërkurës gjatë stërvitjeve me disa çiklistë të tjerë është goditur nga një veturë në fshatin Rrezallë të Skenderajt, ku ka përfunduar i lënduar rëndë, shkruan sot Koha Ditore.
Hyseni, që është edhe trajner i klubit Trepça nga Mitrovica, është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Kryetari i FÇK-së, Avni Nuha, ka njoftuar se sipas mjekëve që po kujdesën për të, është në rrezik për jetën.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
27 korrik 2017 11:49
-
Shpërndaje në: