Një turne pa asnjë skuadër inferiore

Një turne pa asnjë skuadër inferiore

15 shkurt 2017 08:48

Shumë të përbashkëta kishin katër skuadrat e mëdha të basketbollit në vend gjatë këtij edicioni, shkruan sot Koha Ditore.

Që të gjitha kanë luajtur në Ligën Ballkanike, kanë ndryshuar numër të madh të lojtarëve të huaj, që  janë përballur me vështirësi financiare, si dhe kanë pasur rezultate të mëdha në periudha të caktuara.

Tani Sigal Prishtina, Peja, Trepça e Bashkimi po bëjnë përgatitjet e fundit për turneun, i cili vendos se cilës prej tyre do t'i takojë trofeu i parë i edicionit.

Të premten, në Mitrovicë, Peja përballet me Bashkimin, ndërsa Trepça me Sigal Prishtinën. Janë këto ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës për edicionin 2016\17. Finalja luhet të dielën po në palestrën "Minatori", buzë lumit Ibër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme