Sport

Norwichi lë të hapur mundësinë e largimit të Rashicës

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ka gjasa të largohet nga Norwich City gjatë ditës së sotme.

Trajneri i Norwichit, Dean Smith në një intervistë të enjten e ka lënë të hapur një mundësi të tillë. Ai ka thënë se Rashica është i fokusuar te Norwichi, por nëse vjen një ofertë e mirë para orës 17:00 kur edhe mbyllet afati kalimtar në Gjermani, atëherë mund të ndodh largimi i sulmuesit të krahut.

“Mund të vijë deri në një pikë ku lojtarët që nuk po luajnë duan të shkojnë diku tjetër. Kështu që, do të shohim”, ka thënë Smith.

Rashica në dy ndeshjet e fundit të Norwichit në Championship nuk është përfshirë fare në ekip.

26-vjeçari iu bashkua ekipit anglez vitin e shkuar nga Werderi dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Këtë edicion, Rashica ka pesë paraqitje dhe një asistim për Norwichin që po luan në kategorinë e dytë të Anglisë.