Sport

Di Maria kthehet nga lëndimi, i gatshëm për Spezian

Descriptive Text

Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria është rikthyer nga lëndimi që e mbajti për dhjetë ditë jashtë fushës dhe është i gatshëm ta ndihmojë Juventusin në ndeshjen ndaj Spezias.

Lajmin për kthimin e Di Marias, e ka konfirmuar trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri të martën në konferencën për shtyp. Dueli mes Spezias dhe Juventusit luhet të mërkurën në kuadër të xhiros së katërt në Serie A, ndërsa Di Maria ka gjasa të jetë titullar në këtë përballje.

Di Maria këtë verë iu bashkua Juventusit, ndërsa debutoi me gol në Serie A në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos, në të cilën u lëndua në xhiron e parë. Ai i mungoi Juventusit në barazimet me Sampdorian (0:0) dhe Romën (1:1). “Di Maria është i gatshëm për Spezian, por nëse do të luaj prej fillimit do të vendosi pak para ndeshjes”, ka thënë Allegri.