Sport

Van Dijk akoma dëshiron transferimin te Liverpooli

Descriptive Text

Qendërmbrojtësi i Southamptonit, Virgil Van Dijk, raportohet se akoma është duke kërkuar që të bëhet futbollist i Liverpoolit.

Sipas “SkySports”, një burim i afërt i futbollistit ka thënë se ai dëshiron që të bëhet lojtar i “Të Kuqve” deri në fund të afatit kalimtar të verës.

Liverpooli ishte interesuar edhe më parë për Van Dijkun, por ishte dorëzuar pasi Southamptoni ishte ankuar në “ndjekje ilegale”. Liverpooli i kishte kërkuar falje klubit të Southamptonit.

Pas tërheqjes, Liverpooli nuk kishte provuar më transferimin e tij, ndërsa futbollisti është lënë jashtë ekipit për ushtrimet parasezonale në Francë.