Sport

Morina i kënaqur me angazhimin e lojtarëve

Trajneri i Ferizaj, Arbnor Morina, është shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve në barazimin 0:0 kundër Prishtinës.

Sipas tij, ndaj Prishtinës është çdoherë vështirë të luash.

“Jam i kënaqur më angazhimin që kanë bërë lojtarë. Ata treguan karakter të fortë. Të paraqitesh ndaj Prishtinës nuk është e lehtë. E dimë që çfarë kapaciteti ka Prishtina. Ka mundur të ketë gola nga të dyja anët, por kanë dashur të dyja ekipet që të shënojnë. Jemi me këmbë në tokë dhe përmes ndeshjeve të mira synojmë që të stabilizohemi në Superligë”, tha Morina.