Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shoshi kërkon sukses me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës është kthyer në Prishtinë pas përfundimit në turneun e ndeshjeve miqësore të fazës përgatitore për ndeshjet parakualifikuese të Kampionatit Botëror “Kina 2019”.

Me Kosovën në këto ndeshje miqësore debutoi edhe përforcimi Lis Shoshi, i cili ishte një ndër lojtarët më të mirë të Kosovës në këto ndeshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shoshi tregon arsyen pse vendosi të vijë të luajë për Kosovën.

Qendra kosovare thotë se deri më tani përgatitjet kanë shkuar siç është më së miri.

Basketbollisti me prejardhje nga Peja, beson që Kosova, do të tregojë paraqitje të mira në ndeshjet parakualifikuese kundër Maqedonisë dhe Estonisë.

Kosova ndeshjen e parë do ta luajë në shtëpi më 2 gusht me Maqedoninë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.