Mesfushori i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Adrion Pajaziti ka firmosur kontratë të re me Fulhamin. Lajmi është bërë i ditur të premten në sajtin zyrtar të ekipit nga Premier League.
Me kontratën e re, Pajaziti do të jetë pjesë e Fulhamit deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. 19-vjeçari që është rritur si futbollist në akademinë e Fulhamit, vitin e shkuar është promovuar në ekipin U21.
Në fakt, Pajaziti sezonin e shkuar ka debutuar me ekipin e parë të Fulhamit kur luajti tërë ndeshjen kundër Birmighamit në kuadër të Carabao Cup.
Për ekipin U21, Pajaziti sezonin e shkuar ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime në 24 paraqitje.
“Jam shumë i lumtur që e ardhmja ime është siguruar dhe tani mund të uli kokën dhe të punoj edhe më shumë. Kam qenë pjesë e Fulhamit prej moshës 11-vjeçare dhe është mirë që rrugëtimin tim po e vazhdojë këtu”, tha ndër të tjera Pajaziti, i cili para fillimit të këtij sezoni është stërvitur rregullisht me ekipin e parë.
Ai gjithashtu ka edhe tri paraqitje me Kosovën U21.
-
19 gusht 2022 16:03
-
Shpërndaje në: