Sport

Atletja Kelmendi e fundit në 800 metra, ankohet për erën në stadium

E para që garoi në atletikë nga ekipi olimpik i Kosovës ishte Valentna Kelmendi.

Atletja garoi në 800 metra vrapim, duke u eliminuar që në fazën kualifikuese, të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj “Gyor 2017”.

Ajo doli e fundit me kohën 2:30:47 sekonda, duke mos arritur rezultatin më të mirë të saj, 2:23 sekonda.

Valentina arsyetoi paraqitjen jo të mirë të saj me erën që mbretëroi në stadium.

Në ditët e ardhshme nga atletika garojnë edhe Gentiana Peci e Arian Smajli në 3 000 metra dhe Alaudin Suma në hedhje të diskut dhe hedhje të gjyles.