Sport

Sanchesi i hapur për kalim te Milani

Descriptive Text

Mesfushori i Bayern Munichut, Renato Sanches, ka pranuar se është i hapur për largim nga klubi dhe t’i bashkohet Milanit.

20-vjeçari iu bashkua gjermanëve sezonin e shkuar, por hasi në probleme që të gjejë vend në ekipin e parë të Carlo Ancelottit dhe tani është duke menduar opsionet për të ardhmen.

“Personalisht, nuk jam i kënaqur me vitin tim të parë te Bayerni. Jam tani në turneun në Kinë me Bayernin, por më pas do të mblidhemi dhe shpresoj të gjejmë një rrugëdalje. Jam i ri, dua dhe duhet të luaj. Mendoj se shansi që të luaj rregullisht është më i madh te Milani se në Munih. Milani është opsion interesant. Nëse rriten shanset dhe klubet pajtohen, mund të bisedoj me ta”, ka thënë portugezi, raporton “SkySports”, transmeton Koha.net.