Sport

Mourinho qeras me 60 pica lojtarët dhe stafin e Romës

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka shpërblyer futbollistët dhe stafin e tij pas fitores në xhiron e parë në Serie A ndaj Salernitanas, ka njoftuar të hënën “Corriere dello Sport”.

Mourinho ka blerë 60 pica për ta festuar nisjen e mbarë në edicionin 2022/23 në Serie A.

Roma, të dielën triumfoi 1:0 ndaj Salernitanas, falë golit të mesfushorit Brian Cristante.

Thuhet se pas ndeshjes, Mourinho vendosi t’i befasojë stafin dhe lojtarët me vaktin pas përfundimit të ndeshjes, pasi portugezi kishte porositur 60 pica.

Roma këtë verë ka transferuar disa lojtarë dhe rëndësishëm dhe me Mourinhon po synon titullin e kampionit të Italisë, i cili i mungon prej vitit 2000.