Sport

Mourinho synon sistemin me katër mbrojtës

Jose Mourinho ka pranuar se mund ta ndryshojë sistemin e mbrojtjes dhe të luajë me katër të tillë.

Roma e nis kampanjën e re në Serie A të dielën kundër Salernitanas në udhëtim dhe Mourinho ka folur për media për herën e parë në tre muaj.

“Duhet të punojmë në sistemin me katër mbrojtës. Sezonin e fundit kemi luajtur në shumicën e kohës me tre mbrojtës. Futbollistët e krahut e kishin më të lehtë të luajnë me këtë sistem. Por, gjatë verës ne kemi bërë ndryshime me lojtarë dhe mund të luajmë me katër mbrojtës. Duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Kemi potencial dhe lojtarë të cilët mund ta menaxhojnë posedimin e topit. Nuk duam të përsërisim situata të ngjashme si në ndeshjen kundër Juventusit në sezonin e fundit. Duam të dominojmë në ndeshje”, theksoi Mourinho në konferencë për media.