Sport

Titulli, objektiv i vetëm për Trepçën ’89

Gjithçka tjetër, do të ishte dështim për mitrovicasit

Trepça ’89 është kthyer në aksion, duke nisur përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Kampionia e Kosovës, shfrytëzojë pak ditë pushim, pas pjesëmarrjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe eliminimit nga Vikinguri.

Me ambicie për të mbrojtur titullin e fituar kampionatin e kaluar, dhe sërish daljen në Evropë, kampionët e Kosovës, ka disa ditë që kanë nisur përgatitjet për sfidat e ardhshme, që pritet të jenë më të “nxehta” sesa në kampionatet e kaluara.

Trajneri i mitrovicasve Zekirija Ramadani, përkundër se këtë edicion e sheh si më të vështirë, ai thotë se objektivi kryesor është mbrojtja e titullit të kampionit, bën të ditur “Sporti në KTV”.

Edhe kapiteni Shpëtim Idrizi, pret që ky kampionat të jetë më i fort dhe i vështirë për skuadrën e tij.

Në anën tjetër, përforcimet e verës Kushtrim Lushtaku dhe Odi Henry Chibuze, janë shprehur të bindur, se mund të fitojnë titullin e kampionit të Kosovës.

Trepça ’89 në kuadër të përgatitjeve, gjatë fundjavës që shkoi, i zhvilloi dy miqësore kontrolluese, kundër Gjilanit e 2 Korrikut, duke triumfuar në të dyjat.