Sport

Kushtrim Gashi nënshkruan me Prishtinën

Kushtrim Gashi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën. Pak orë pasi të martën njoftoi për largimin nga Ballkani, Gashi ka vizituar zyrën e Prishtinës.

KOHA ka siguruar një foto të Gashit me drejtorin sportiv të Prishtinës, Driton Krasniqin. Është edhe marrëveshja e parë e Prishtinës me një lojtar me Krasniqin si drejtor sportiv.

Krasniqi në të kaluarën ka luajtur disa vjet të Prishtina, ndërsa ka qenë edhe kapiten. Prishtina më herët ka bërë edhe disa përforcime.