Hera e fundit kur futbolli afgan tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ishte për shkak të një qese, një djali dhe idhullit të tij.
Lionel Messi takoi Murtaza Ahmadin në dhjetor, një djalosh pesëvjeçar që kishte bërë një fanellë të Argjentinës me numrin dhe emrin e Messit nga qesja e najlonit, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi Ahmedi u gjurmua në provincën Ghazni në Afganistanin lindor, agjencia e Kombeve të Bashkuara caktoi një takim ndërmjet tij dhe Messit në Doha, para ndeshjes miqësore ndërmjet Barcelonës dhe Al-Ahlit.
Pasojat e kësaj fame ishin se familja Ahmad duhej të largohej në Pakistan për arsye të frikës nga kidnapimi i mundshëm i djalit të tyre.
Kjo nxjerr në pah problemet në vend që vazhdon të mbetet i ndarë për dekada me radhë, si pasojë e konflikteve. Kjo histori është sfondi i punës së shkëlqyer që ka çuar në krijimin e Ligës Premier në Afganistan. Janë vetëm tetë ekipe që garojnë në ligë, sezoni zgjat vetëm tre muaj (prej gushtit deri në tetor) dhe të gjitha 18 ndeshjet zhvillohen në një qytet, por fakti që kjo ligë u krijua pesë vjet më parë tregon që futbolli mund të zhvillohet në rrethana të vështira.
Edhe pse janë organizuar gara të ndryshme para krijimit të Ligës afgane më 2012, në vitin kur NATO-ja njoftoi tërheqjen e trupave nga Afganistani, themelimi i kësaj lige paraqet një hap të madh për fansat e futbollit të këtij vendi.
Futbolli ka qenë gjithmonë i popullarizuar në Afganistan. Federata Afgane e Futbollit u themelua në vitin 1933, u bë anëtare e FIFA-s më 1948 (ku edhe luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare kundër Luksemburgut, të cilën e humbi me rezultat 6-0) dhe u bë pjesë e Konfederatës së Futbollit të Azisë më 1954... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.