Sport

Ngritja e McGregorit nga një stazhier për hidraulik në luftëtar milioner

Vetëm katër vjet më parë kampioni i UFC-së, Conor McGregor, po priste të merrte çekun javor prej 165 funteve (afro 180 euro) ndihmë sociale si i papunë që ishte.

Tash luftëtari i kafazit, i njohur për temperamentin e tij dhe për fjalët e shumta pritet të fitojë 78 milionë funte (mbi 87 milionë euro) në një meç boksi, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

Kundërshtari i tij është Floyd Mayweather Jr. i pamposhtur, një boksier që vlerësohet si një prej më të mirëve në histori dhe të cilin eksperti i arteve marciale të përziera McGregor e nxori nga pensionimi në moshën 40-vjeçare për të tentuar ta mposhtë në sportin e tij.

Rritja e shpejtë e irlandezit nga klasa punëtore në Dublin e deri te meçi i madh muajin e ardhshëm në Las Vegas, biletat për të cilin kanë dalë në shitje të hënën, ka befasuar botën.

McGregor, 29-vjeçar, një ish-praktikant si hidraulik, nuk ka dyshim se mund t'i japë fund rekordit perfekt të Mayweatherit, kampionit të botës në pesë kategori të ndryshme, prej 49 fitoreve nga po aq meçe.

McGregor, që ka fituar titullin e botës në serinë më të madhe të arteve marciale të përziera UFC në dy kategori të ndryshme brenda tre vjetëve, këtë sukses të jashtëzakonshëm e vlerëson si meritë të një libri udhëzues, për të cilin motra Erin i ka treguar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.