Sport

Kosova U18 vazhdon me humbje të thella, pëson edhe nga Holanda

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll ka regjistruar tri humbje në po aq ndeshje të luajtura në Kampionatin Evropian të Divizionit C që po mbahet në Rumani.

Pas humbjeve nga Gjeorgjia e Bullgaria, Kosova u mposht thellë edhe nga Holanda. Në duelin e luajtur të dielën në kuadër të Grupit B, Kosova pësoi me shifrat 78:44.

Te Kosova në këtë përballje vetëm dy basketbollistë arritën të kenë pikë dyshifrore.

Olsi Kurtaj e mbylli ndeshjen me 21 pikë të shënuara, ndërsa Bardh Istrefi shtoi 11 sosh, por nuk arritën ta evitojnë humbjen e thellë. Te Holanda, më efikasit ishin Flint Waleson (17) e Matthijs Verhallen (12).