Sport

Reali interesohet për Brojën

Real Madridi u është shtuar skuadrave që kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit Armando Broja gjatë kësaj vere, ka njoftuar “The Evening Standard” të premten.

Bëhet e ditur se Broja po pëlqehet nga skuadra madrilene, e cila do të tentojë t’i sigurojë shërbimet e tij.

Broja është pjesë e Chelseat dhe sezonin e shkuar pati paraqitje të mira në huazim te Southamptoni.

Te Chelsea kanë insistuar se llogaritin në Brojën për sezonin e ri, por nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nëse klubi londinez merr ndonjë ofertë të majme.

20-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro.

Ai po kërkohet edhe nga Evertoni, Newcastle e West Ham Unitedi.