Sport

Mourinho lavdëron Martialin

Sulmuesi francez ka pasur një paraqitje të mirë ndaj Real Madridit.

Anthony Martial ishte një prej më të mirëve në fushë për Manchester Unitedin, në miqësoren ndaj Realit të zhvilluar në SHBA, të cilën ‘Djajtë e Kuq’ e fituan pas penalltive.

Reprezentuesi francez ishte asistues në golin e realizuar nga Jesse Lingard, pas një depërtimi fantastik në mbrojtjen e kundërshtarëve.

I kënaqur me paraqitjen e Martial, është ndarë edhe Jose Mourinho i cili ka lavdëruar futbollistin e tij, transmeton kp.

“Mendoj se sot ka qenë një ditë pozitive për Martial, kjo është arsyeja pse e lash të luante për 90 minuta, pasi e pash se po e shijonte çdo moment duke provuar gjëra të reja”, ka thënë Mourinho.

“Është e rëndësishme që në miqësore të tilla të provosh gjëra të ndryshme dhe kjo do t’i shërbejë atij për të rritur vetëbesimin”.

“Ai është një lojtar i ri, i duhet ende për të mësuar, për t’u përmirësuar, e po ashtu edhe për të punuar me personalitetin e tij”, ka theksuar portugezi.