Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

IAAF-ja nuk garanton Botëror pa doping

Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës (IAAF), Lord Sebastian Coe, thotë se nuk mund të garantojë që Botërori i atletikës që mbahet në Londër muajin e ardhshëm do të jetë i pastër nga dopingu.

Federata e Atletikës e Rusisë nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje, pasi është suspenduar nga IAAF-ja në vitin 2015, pas akuzave për doping të sponsorizuar nga shteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njerëzit gjithmonë do të shikojnë të mashtrojnë. Mirëpo, ne kemi teknologji që na mundëson të jemi shumë më tepër specifik në atë që po shikojmë”, ka thënë Coe, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. “Më pëlqen të them se do të kemi gara të pastra pa doping në të ardhmen. Çdo gjë që ne po bëjmë është të angazhohemi për të arritur këtë, por ne e dimë se gjithmonë do të ketë disa njerëz që do të mashtrojnë. Por, ajo që kemi tash është një strukturë që do të na mundësojë të jemi shumë më të ashpër dhe më të shpejtë në proceset ndaj tyre”.

Rusia ishte përjashtuar nga IAAF-ja pasi raporti i McLarenit vitin e kaluar kishte thënë se më tepër se 1.000 sportistë kanë përfituar nga dopingu i sponsorizuar nga shteti në Rusi në periudhën 2011 - 2015.

Coe ka thënë në prill se është shumë i zhgënjyer me mungesën e progresit që po bëhet nga Rusia në reformat anti-doping.

Britaniku Coe është pyetur edhe për Eugene të SHBA-së, që ka marrë të drejtën e organizimit të Botërorit 2021 të atletikës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.