Sport

Pedro kthehet në Angli pas tronditjes që mori

Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Pedro Rodriguez, është kthyer në Angli pas tronditjes në kokë dhe lëndimeve në fytyrë që mori të shtunën në ndeshjen që Chelsea e fitoi 3:0 ndaj Arsenalit, të luajtur në Kinë, raportoi BBC-ja të dielën.

Pedro 29-vjeçar u dërgua në spital pas një përplasjeje me portierin kolumbian të Arsenalit, David Ospina, transmeton “Koha Ditore”.

“Ai tash do të kthehet në Londër për kontrolle të tjera”, është thënë në komunikatë të Chelseat. Pedro ka postuar një mesazh në rrjetet sociale duke thënë se çdo gjë është në rregull.