Sport

Galtier s’garanton qëndrimin e Neymarit te PSG-ja

Descriptive Text

E ardhmja e Neymarit është ende e paqartë, pavarësisht se ai është me skuadrën në ndeshjet parasezonale.

Trajneri i Paris-Saint Germain, Christophe Galtier, ka thënë se e ardhmja e sulmuesit brazilian nuk do të dihet deri në përfundimin e afatit kalimtar të verës.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, kur të përfundojë merkato, thuhet se do të largohet, thuhet se do të qëndrojë. Nuk kam folur me të për këtë çështje dhe për këtë arsye nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha Galtier në një konferencë për shtyp të shtunën.

Drejtuesit e klubit parisien thuhet se janë të gatshëm ta shesin gjatë kësaj vere yllin brazilian.