Sport

Guardiola ia mbyll derën Neymarit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Neymarit.

Spanjolli ka deklaruar se braziliani është futbollist i talentuar dhe djalë shumë i mirë, por që nuk do të kalojë te City.

“La Parisien” raportoi se Neymari i është ofruar klubit anglez këtë verë.

“Më vjen shumë keq për Le Parisien, por nuk është e vërtetë. Më vjen keq për ta, sepse informacioni që u zbulua ishte i pavërtetë. Neymar është lojtar i jashtëzakonshëm dhe me informacionet që kam, një djalë tepër i mirë. Kështu që lëreni të qetë, lëreni të shprehë talentin e madh që ka në Paris përkrah Lionel Messit dhe të gjithë yjeve të mëdhenj që ata kanë. Ju e dini se kjo nuk është e vërtetë. Më vjen keq për Neymarin”, deklaroi Guardiola, përcjell “Sky Sports”.

Neymari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.