Sport

Tre futbollistë mund të largohen nga Interi

Interi mund t’i shesë të paktën tre futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës. “Tuttomercatoweb” ka bërë të ditur se dy lojtarët që do të shiten janë Andrea Pinamonti dhe Alexis Sanchez.

Trajneri Simone Inzaghi u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e të dy lojtarëve.

Përveç këtyre lojtarëve, gjatë këtij afati kalimtar mund të shitet edhe mbrojtësi Milan Skriniar.

Sllovaku është duke u kërkuar me ngulm nga Paris Saint-Germaini.

Interi për ta liruar lojtarin po kërkon të paktën 70 milionë euro.