Sport

Ronaldo i rekomandon Neymarit të kalojë te Manchester Unitedi

Cristiano Ronaldo i ka rekomanduar Neymarit që të mos kalojë te PSG-ja, por të shkojë te Manchester Unitedi.

Sipas “Diario Gol”, dy futbollistët kanë kontaktuar dhe kanë biseduar lidhur me largimin e mundshëm të Neymarit nga Barcelona.

Gjithsesi, Ronaldo beson se një transferim i brazilianit te parisienët do të ishte gabim për të dhe i ka rekomanduar kalim te “Djajtë e Kuq”.