Sport

Brentfordi zyrtarizon transferimin e Strakoshës

Descriptive Text

Skuadra e Premier Leagues, Brantford, ka zyrtarizuar të enjten pasdite transferimin e portierit të Shqipërisë, Thomas Strakosha.

Strakosha ka kaluar te Brentfordi si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Lazion.

Ai ka firmosur për katër vjet me klubin anglez.

Për Strakoshën ishin interesuar disa skuadra angleze, duke përfshirë edhe Manchester Unitedin. Por 27-vjeçari vendosi për Brentfordin.

Ai ishte pjesë e Lazios nga viti 2012. Një edicion e kishte kaluar huazim te Salernitana.

Strakosha prej vitit 2017 është pjesë e Shqipërisë. I ka 19 ndeshje deri më tani.