Sport

Bacca arrin marrëveshje me klubin francez

Raportohet se Olympique Marseille ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e sulmuesit kolumbian Carlos Bacca.

Tuttosport raporton se klubi francez ka siguruar tashmë shërbimet e Baccas, përkundër interesimit të Lazios, transmeton Koha.net.

Kolumbiani pritet që t’iu nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme, para se të nënshkruajë me klubin nga Stade Velodrome.

Bacca ishte bashkuar me Milanin nga Sevilla më 2015 për 30 milionë euro, dhe që nga atëherë ka shënuar 34 gola.